Edon Zhegrova nuk luajti në finale, por e festoi më së miri titullin e fituar kundër Thun

Edon Zhegrova nuk luajti në finale, por e festoi më së miri titullin e fituar kundër Thun

Sport May 19, 2019 - 23:17
Detajet

Baseli i futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka, Albian Ajeti dhe Edon Zhegrova ka triumfuar sot në finalen e Kupës së Zvicrës.

Baseli në finale e mposhti Thunin me rezultatin 2:1.

Image

Albian Ajeti e shënoi golin e parë për Baselin në minutën e 23-të, derisa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0, shkruan Zëri.info.

Fabian Frei shënoi për 2:0 në minutën e 77-të, para se rezultatin ta ngushtonte Dejan Sorgic (82’).

Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka u paraqitën për 90 minuta te Baseli, derisa Edon Zhegrovës nuk iu dha asnjë minutë.

Image

Por, ky i fundit është shprehur tejet i kënaqur për titullin e parë të fituar te skuadra e Marcel Koller.

Image

Zhegrova, reprezentues kosovar ka shpërndarë pamje festive në rrjetin social, Instagram./Zëri.info