Liria frikësohet nga tifozët, tenton ta fsheh rezultatin e ndeshjes me Drenicën

Liria frikësohet nga tifozët, tenton ta fsheh rezultatin e ndeshjes me Drenicën

Sport May 19, 2019 - 23:10
Detajet

Liria nga viti i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Prizrenasit patën një sezon për tu harruar me shumë probleme vështirësi.

Ndeshja e fundit kampionale i vërtetoi të gjitha, kur zyrtarët e klubit tentuan ta fshehin rezultatin e ndeshjes me Drenicën.

Faqja zyrtare e klubit nuk raportoi fare për rezultatin e ndeshjes gjatë ditës së sotme, teksa vendosi të editoj publikimin e datës 17 maj kur edhe u paralajmërua ndeshja e fundit.

Drejtuesit e klubit i frigohen një presioni publik të tifozëve, derisa kanë preferuar heshtjen dhe zhytjen në Ligën e Parë.

Kjo gjendje te Liria nuk ka ndodhur moti kohë, teksa gjërat ndryshuan rrënjësisht në klub që nga gushti i vitit të kaluar./GazetaSheshi