FC Prishtina me gjest sportiv, uron Feronikelin për sukses në Ligën e Kampionëve

FC Prishtina me gjest sportiv, uron Feronikelin për sukses në Ligën e Kampionëve

Sport May 19, 2019 - 23:01
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futboll në sezonin 2018/2019 duke e mposhtur (1:0) konkurrentin e drejtpërdrejtë për titull, Prishtinën, në xhiron e fundit sezonale në kampionatin elitar vendor.

Në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, skuadrës nikoqire i mjaftonte barazimi për t’iu gëzuar titullit, derisa bardhekaltrit duhet doemos ta fitonin përballjen për të festuar.

Në mbështetje të madhe të tifogrupeve të të dyja klubeve dhe me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Genc Nuza, supersfida filloi me 15 minuta vonesë, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, për titullin e tretë në histori të Feronikelit, FC Prishtina e ka uruar klubin nga Drenasi.

"Deri sa Feronikeli fitoi titullin e 3-të dhe FC Prishtina duke ua uruar titullin i dëshiron suksese në parakualifikueset e Ligës së kampionëve, Prishtina edhe në vitin e dytë rresht nuk e fiton ndeshjen përcaktuese dhe mbetët pa titull edhe pas gjashtë edicionesh dhe me mundësi reale që pas 4 vitesh rresht nuk do ta siguroj daljen në Evropë", është mesazhi i FC Prishtinës./Zëri.info