Yll Hoxha: E ndjeva se do të shënoj, këtë ia thash edhe Mankendas

Yll Hoxha: E ndjeva se do të shënoj, këtë ia thash edhe Mankendas

Sport May 19, 2019 - 22:43
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Golin e vetëm për fitoren e Niklit e shënoi futbollisti Yll Hoxha, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, heroi i Feronikelit, Yll Hoxha thotë se e kishte ndjerë se do të shënonte.

"E kam ndjerë golin që e shënova. Madje i thash edhe Mankendës se tash do të festojmë pasi do të shënoj", tha Hoxha në "Sports Show".

"Ishte paksa shaka, por e ndjeva se do të shënoj", vlerësoi Hoxha.

"Me paraqitjet e mia jam shumë i kënaqur. Me golin u përmbyll gjithçka mirë", shtoi Hoxha./Zëri.info