Finalja në Euroleague – raporti i plotë

Finalja në Euroleague – raporti i plotë

Sport May 19, 2019 - 22:43
Lexo Detajet

Ekipi nga Stambolli deri në finale erdhi pasi mezi eliminoi Barcelonën në çerekfinale dhe shokoi të gjithë më fitore ndaj Fenerbahçes në gjysmëfinale.

Mirëpo, në duelin për kurorën evropiane CSKA, edhe pse u sfidua disa herë, ishte në epërsi që nga çereku i parë dhe përjashto pesë minutat e fundit të çerekut të dytë (seri 16:5 e Efesit), e kishte lojën nën kontroll, shkruan Insporti.

Basketbolli i treguar ishte një festival i vërtetë i lojës në sulm dhe gjuajtjeve precize për nga distanca ku shkëlqyen posaçërisht Will Clyburn dhe Cory Higgins nga ekipi fitues.

Rezultati pas pjesës së parë ishte 44:42 për ekipin rus, mirëpo, CSKA hyri me epërsi prej 6 pikëve në çerekun e fundit (68:62) dhe në fund ngadhënjeu me rezultat 91-83.

Kjo është hera e tetë që CSKA shpallet kampion i Evropës në basketboll , kurse për basketbollistët si De Colo, Rodriguez dhe Kurbanov ky është titulli i radhës pasi paraprakisht kanë fituar edhe në Euroleague edhe në gara me ekipe kombëtare, e po ashtu De Colo ka qenë kampion edhe në NBA.

Për Efesin, ekipin që sivjet fitoi Kupën e Turqisë dhe ka 9 vjet pa trofe në Turqi, ishte ky tentimi i radhës që të fitojë në Euroleague për herë të parë, por basketbollistët e këtij ekipi edhe pse kishin vetëm 4 pikë deficit 7 minuta para fundit, nuk patën fuqi të kthenin rezultatin.

Kujtojmë që MVP i edicionit 2018/19 në Euroleague u shpall, Jan Vesely i Fenerbahçes.