Wilder mbron titullin e WBC kundër Breazeale – Ja kur fillon meçi dhe ku mund ta shihni

Wilder mbron titullin e WBC kundër Breazeale – Ja kur fillon meçi dhe ku mund ta shihni

Sport May 18, 2019 - 21:20
Lexoni detajet

Meçi i shumëpritur nga adhuruesit e boksit, Deontay Wilder – Dominic Breazeale, do të zhvillohet sot në mëngjes.

Amerikani, i cili mban titullin e kampionit të ËBC, do të zbres në qytetin e New York, për ta mbrojtur rripin e tij, në përballjen me Breazeale.

‘Bomberi i bronztë’ i cili numëron 40 fitore, 0 humbje dhe 1 barazim, shihet si favoriti që të dal fitues edhe sonte.

Dueli mes dy gjigantëve pritet që të fillojë rreth orës 03:00 , sipas kohës sonë, shkruan lajmi.net.

Kompanitë e basteve kanë vendosur si favorit Wilder, duke e kuotuar me 1/8, barazimin me 22/1 dhe Breazeale me 5/1.

Televizionet shqiptare nuk do ta shfaqin këtë duel, por lajmi.net ua përcjell më poshtë një link në të cilin mund ta ndiqni duelin.