Kishte luajtur me Ronaldon, tash pren dru për një furrë buke, histori prekëse e futbollistit të njohur

Kishte luajtur me Ronaldon, tash pren dru për një furrë buke, histori prekëse e futbollistit të njohur

Sport May 18, 2019 - 12:28
Lajmet e fundit

Fabio Macellari njeriu, i cili prej viteve 1994-2004 ka qenë futbollist i njohur, duke luajtur për Interin, Cagliarin dhe Bolognan dhe ne një ndeshje ishte i ftuar për Kombëtaren e Italisë ka bërë një jetë interesante me plot aventura dhe shumë të papritura, shkruan Zeri.info.

Ai ka luajtur madje me futbollistë të njohur si Ronaldo (Fenomeni), Vieri, Blanc apo edhe të tjerë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info. Nga futbolli ai kishte krijuar pasuri të konsderueshme, derisa u fut në botën e kokainës, duke krijuar varësi ndaj saj.

Tash, kur ish-futbollisti ka 44 vjet, ndonëse i kanë mbetur edhe ca para nga futbolli, thotë se i duhet të punojë.

Ai sot e ndihmon një shok të tijin që e ka një furrë buke, teksa thotë se pren dru për furrën e shokut të tij, ndërsa këtë e ben prej orës 2.00-3.00 të mëngjesit.

E vetmja gjë që do ta kthejë atë në futboll është nëse i bën ftesë ish-bashkëlojtari i tij tek Interi, francezi Laurent Blanc, duke thënë se do të punonte si ndihmës i tij. /Zëri/