Shpërthen sulmuesi i Kosovës Demhasaj, i shënon dy super gola ndaj Baselit të Zhegrovës

Shpërthen sulmuesi i Kosovës Demhasaj, i shënon dy super gola ndaj Baselit të Zhegrovës

Sport maj 15, 2019 - 21:39
Lexo Detajet

Shkelqim Demhasaj e ka kthyer skuadrën e tij Luzren në lojë ndaj Baselit, në një ndeshje derbi të Superligës së Zvicrës, që po zhvillohet momentalisht në Basel.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Demhasaj shënoi dy gola të shpejtë brenda katër minutave për ta kthyer skuadrën e tij në lojë, që po humb 3:2 nga Baseli i Edon Zhegrovës.

Demhasaj shënoi nga afërsia në minutën e 51-të, para se ta shënonte një super solo gol në minutën e 55-të.

Luzernit i duhet fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim direkt në Ligën e Evropës.