Kështu duket tabela pas ndeshjes të sotme të Superligës

Kështu duket tabela pas ndeshjes të sotme të Superligës

Sport maj 15, 2019 - 18:27
Detajet

Feronikeli është fitues i kryendeshjes në Podujevë ndaj Llapit si mysafir me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.

Golat për Feronikelin i shënuan Arbër Prekazi (18’), Mendurim Hoti (55’) dhe Kastriot Rexha (60’), ndërsa golin e “nderit” për llapjanët e shënoi Festim Alidema në minutën e 20-të nga penalltia.

Me këtë fitore Nikli mbetet lider në Superligë me 77 pikë, ndërsa Llapi përfundimisht mbetet jashtë garës për titull, pasi renditet në pozitën e tretë me 69 pikë.

Fitore arriti edhe Prishtina, e cila nuk gaboi në shtëpi ndaj 89shit duke fituar me rezultat 3:0.

Golat për bardhekaltërtit i shënuan Guthier Mankenda (48’), Basit Khalid (67′) dhe Mario Morina (90+3′).

Prishtina me këtë fitore mban hapin me “Niklin” në garën për titull, duke u renditur në pozitën e dytë me 75 pikë.

Ndërsa skuadra e Sabit Osmanit me këtë humbje rrezikon mbetjen në barazh. “Minatorët” me këtë humbje renditen në pozitën e nëntë me 39 pikë.

Në dy ndeshjet tjera që janë zhvilluar, Flamurtari ka siguruar një fitore tejet të rëndishme në garën për mbijetesë, duke arkëtuar tre pikët e plota ndaj kampionit, Drita si mysafir.Kuqezinjt fituan ndeshjen me rezultat 2:1.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi i shënuan Shend Kelmendi dhe Agron Bruqi, ndërsa golin e vendasve e realizoi Klajdi Burba.Me këtë fitore Flamurtari renditet në pozitën e pestë me 42 pikë, ndërsa Drita në katërtën me 48 pikë.Drenica dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1:1.

Drenica në pozitën e shtatë me 40 pikë, një pozitë më poshtë Ballkani me 40 pikë.Kujtojmë se fundjavën që po vjen do të zhvillohet xhiroja e fundit e Superligës.

Image