Prishtina fiton thellë ndaj Trepçës ’89

Prishtina fiton thellë ndaj Trepçës ’89

Sport maj 15, 2019 - 18:15
Detajet

Prishtina ka arritur që ta mposht në shtëpi edhe Trepçën ’89 me rezultat 3-0.

Kryeqytetasit ishte më të mirë se sa mysafirët duke krijuar disa raste në pjesën e parë.

Ishte Gauthier Mankenda që rrezikoi dy herë portën e Arben Beqirit, por pa sukses.

Prishtina e nisi pjesën e dytë shumë mirë.

Ishte Mankenda ai që shënoi pas një aksioni të bukur individual, ku kaloi dy mbrojtës për të gjuajtur në portë (1-0).

Në minutën e 69-të vendasit e siguruar fitore, duke shënuar me Basid Khalid për 2-0.

Prishtina kishte rast të mirë edhe me Arbër Hoxhën, por nuk arriti të shënojë i vetëm me portierin.

Vendasit krejt në fund arritën të shënonin me Mario Morinën për 3-0.

Kjo fitore e mban Prishtinën në vendin e dytë me 75 pikë, dy pikë më pak se Feronikeli.

Ndeshja e fundit do ta vendos titullin e kampionit.