Sukseset e shqiptarëve në botë: Igli Tare merr pozitë të rëndësishme te shtatë herë kampioni i Evropës

Sukseset e shqiptarëve në botë: Igli Tare merr pozitë të rëndësishme te shtatë herë kampioni i Evropës

Sport maj 15, 2019 - 15:06
Detajet

Edhe pozicioni i Leonardos te Milani është në rrezik.

Puna e drejtorit teknik te “Rossonerët” është duke u monitoruar afër nga pronarët e Milanit deri në përfundim të këtij edicioni.

Megjithatë, çdo lëvizje e Elliot Management do të varet nga kualifikimi apo jo i skuadrës në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info. 

Image

Klubi nga qyteti i modës ka kontaktuar edhe drejtorin e Lazios, Igli Tare.

Lajmin e ka konfirmuar “CalcioMercato”, gazetë e cila shkruan se Tare pëlqehet mjaft shumë për punën që ka bërë te Lazio viteve të fundit.

Tare ka kontratë afat-gjate me klubin kryeqytetas dhe është i lidhur ngushtë me presidentin Lotito./Zëri.info