Para ndeshjes me Leipzig, Werderi ia kumton Milot Rashicës një super-lajm

Para ndeshjes me Leipzig, Werderi ia kumton Milot Rashicës një super-lajm

Sport maj 13, 2019 - 16:21
Detajet

Për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Bundesliga, Milot Rashica pritet të jetë i gatshëm sërish për Werder Bremenin.

Në ndeshjen e së shtunës, ku Miloti asistoi te goli i fitores, mesfushori kosovar kishte një problem, shkruan Zëri.info.

Futbollisti nga Vushtrria u detyrua të largohej nga fusha e lojës në pjesën e tij, teksa trajneri Florian Kohfeldt kishte treguar më pas se Miloti kishte vjellë para ndeshjes.

"Miloti është në rrugë të mbarë", tha fillimisht trajneri gjerman.

Image

"Ai do të stërvitet nesër ose më së largu të mërkurën. Ne kemi bërë të gjitha testet e nevojshme dhe ai nuk ka më probleme", tha Kohfeldt në mes të tjerash.

Ndeshja e fundit e Werder Bremenit në Bundesliga është kundër RB Leipzig në fundjavën e ardhshme.

Ndryshe, në 29 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, Milot Rashica ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime për skuadrën nga Bremeni./Zëri.info