Qesharake: Sprinteri amerikan hidhet si ‘Superman’ në vijën e finishit për ta fituar garën

Qesharake: Sprinteri amerikan hidhet si ‘Superman’ në vijën e finishit për ta fituar garën

Sport maj 13, 2019 - 11:12
Detajet

Sprinteri amerikan, Infinite Tucker e bëri një hedhje afër vijës së finishit për të fituar garën në 400 metra, transmeton zeri.info

Tucker ishte duke vrapuar krah për krah me bashkëlojtarin e tij, Robert Grant në garë për të fituar titullin SEC.

Kështu, ai vendosi që të ta mposhtë shokun e tij duke bërë një hedhje të ngjashme si “Superman”-i në vijën e finishit.

Grant nuk mbeti i impresionuar nga kjo gjë.

“Nëse e them atë qe mendoj para kamerës, në mikrofon tani, trajneri (Pat) Henry do të më përjashtonte nga skuadra”, deklaroi Grant./Zëri