Zyrtare: UEFA e dënon Neymarin

Zyrtare: UEFA e dënon Neymarin

Sport April 26, 2019 - 18:50
Lexoni detajet

UEFA e ka dënuar Neymar Juniorin me tri ndeshje pasi ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së nga Champions League. Ai do t’i humbasë sfidat e para të fazës së grupeve në sezonin 2019/20.

Neymar Junior shpërtheu ndaj gjyqtarëve që ndanë drejtësinë në ndeshjen PSG – Manchester United, sfidë në të cilën triumfuan këta të fundit 1-3 dhe u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Goli që ia siguroi Manchester Unitedit kualifikimin u shënua pas minutës së 90’ nga penalltia, e fituar me ndihmën e VAR.

Kundër kësaj penalltie kishte reaguar Neymar, i cili shkaku i lëndimit nuk ishte paraqitur në atë ndeshje të zhvilluar në “Parc Des Princes”.

“E turpshme. Katër djem që nuk dinë asgjë për futbollin e shikuan në mënyrë të ngadalësuar rastin në TV. Nuk kishte asgjë. Çfarë mund të bëjë ai me dorën e tij derisa kthehet mbrapa”, kishte shkruar Neymar në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Por, kjo i ka kushtuar brazilianit pasi tani edhe zyrtarisht është dënuar me tri ndeshje mos  lojë.

Ai do t’i humbasë sfidat e para të fazës së grupeve në sezonin 2019/20.