Gazeta më e madhe zvicerane, vjen me rrëfim special për boksierin shqiptar

Gazeta më e madhe zvicerane, vjen me rrëfim special për boksierin shqiptar

Sport April 26, 2019 - 17:58
Detajet

Boksieri shqiptar, Ramadan Hiseni do të boksojë kundër një maltezi të dielën, por ai ka plane më të mëdha, transmeton zeri.info

Ai është vetëm 22-vjeçar dhe ka plane të mëdha, Ramadan Hiseni dëshiron të bëhet kampion bote”, shkruan “Blick”.

“Synimi është kampion bote”, thotë boksieri shqiptar i peshave të mesme.

“100%”, shton ai.

Image

Kjo është e lehtë për t’u thënë, por Hiseni tashmë e di se çfarë duhet të bëjë për ta arritur këtë gjë.

“Unë jam serioz, nuk i lë gjërat në gjysmë. Unë bëj gjithçka për këtë synim.

Kampion bote të dielën?

Së fundmi, Hiseni i kaloi tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg nga familja dhe miqtë e tij, për t’u përgatitur për meçin e tij të ardhshëm në Las Vegas në klubin e boksit të yllit Floyd Mayweather dhe trajnerit të seniroëve, Freddie Roach në Los Angelos.

Të dielën ai do të përballet me maltezin Christian Schembri, e vlefshme për titullin botëror “WBC” për Junior.

Pas 11 fitoreve në 11 meçe profesioniste, është hera e parë që ai lufton për një rrip. Do të ishte diçka e vogël, një hap i vogël për të shkuar përpara./Zëri