Futbollisti 21-vjeçar i jep fund karrierës për shkak të problemeve me zemër

Futbollisti 21-vjeçar i jep fund karrierës për shkak të problemeve me zemër

Sport April 26, 2019 - 17:34
Detajet

Futbollisti i Romës, Abdullahi Nura ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij futbollistike, transmeton zeri.info

Karriera e 21-vjeçarit ishte shoqëruar me shumë dëmtime, derisa së fundmi pati edhe probleme kardiake.

Image

Ai e ka të pamundur të marrë certifikatën e përshtatshmërisë sportive e tashmë po bisedon me drejtuesit e klubit italian për të prishur kontratën, që i skadon në vitin 2020.

Mbrojtësi nigerian, i cili u ble në vitin 2015 nga Spezia për 2.5 milionë euro, luajti i huazuar te Lavagnese dhe Perugia, ku edhe iu shfaqën problemet me zemrën.

Roma, gjithsesi ka vendosur t’i qëndrojë pranë futbollistit në këtë moment të vështirë. Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase po mendojnë t’i ofrojnë një mundësi për punësim të përhershëm nigerianit./Zëri