Zhegrova blen një makinë të re luksoze

Zhegrova blen një makinë të re luksoze

Sport April 26, 2019 - 17:22
Detajet

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova ka vendosur të blejë një makinë të re luksoze të tipit Mercedes, transmeton zeri.info

Zhegrova momentalisht luan te Basel, ku është i huazuar nga Genku.

Por, ai nuk është duke luajtur shumë minuta te gjiganti zviceran.

Në ndeshjen e mbrëmshme të Baselit ndaj Zurichut në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, ai u inkuadrua si zëvendësues vetëm në minutën e 90-të.

Por, pavarësisht aspektit të lojës, ai duket i lumtur atje, derisa ka zbuluar në rrjetin social Instagram se ka blerë një makinë të re.

“Vogëlushja ime e re”, ka shkruar reprezentuesi kosovar në Instagram./Zëri

Image

Image