Alban Veseli mungon në gjysmëfinale, ka një mesazh për tifozët

Alban Veseli mungon në gjysmëfinale, ka një mesazh për tifozët

Sport April 26, 2019 - 17:12
Detajet

Njëri prej basketbollistëve më të mirë të Golden Eagle Yllit, Alban Veseli, nuk do të paraqitet në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Superligës së Kosovës në basketboll kundër Rahovecit, për shkak të lëndimit, shkruan zeri.info.

“Pas rezultateve të fundit nga fozioterapeuti dhe ortopedi i klubit, Alban Veseli nuk do të paraqitet në fushë”, shkruan faqja zyrtare e Golden Eagle në Facebook, teksa shton se Veseli e ka një mesazh për tifozët e klubit nga Suhareka, “Xhebrailat 1992”.

“Vetëm ju mund ta bëni që mos të vërehet mungesa ime”, ka shkruar Alban Veseli.

Ndeshja zhvillohet sonte duke filluar nga ora 19:00. /Zëri.info