Nga zero në 20 milionë euro, kjo është vlera e futbollistit shqiptar

Nga zero në 20 milionë euro, kjo është vlera e futbollistit shqiptar

Sport April 26, 2019 - 16:58
Detajet

Atalanta e Bergamos ku luajnë dy futbollistë shqiptarë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, ka kaluar në finalen e Kupës së Italisë, ndërkohë që është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, pasi momentalisht është në pozitën e katërt në Serie A.

Njëri prej futbollistëve më të merituar për suksesin e skuadrës nga Bergamo është edhe anëtari i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti.

“Sky Sport”, ka bërë një analizë të rritje së vlerës së lojtarëve ne treg dhe ndër ta ishte Gjimshiti. Nga zero euro që mbërriti në Bergamo në janar të 2016-ës, tashmë vlera e shqiptarit është 20 milionë euro. “ U rrit mes hierarkisë së mbrojtësve dhe bind çdo ndeshje e më shumë. 26-vjeçari arriti me zero euro në janar të 2016-ës, por nëse doni ta blini duhet të paguani 20 milionë euro. Kujtojmë që Gjimshiti në janar për pak sa nuk kaloi te Besiktasi për 500 mijë euro”, shkruhet për shqiptarin.

Image