UEFA jep lajmin e mirë për kosovarët, Mali i Zi - Kosova pa tifozë

UEFA jep lajmin e mirë për kosovarët, Mali i Zi - Kosova pa tifozë

Sport April 26, 2019 - 16:19
Detajet

Përfaqësuesja e Malit të Zi është dënuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen me Anglinë, ka bërë të ditur Komisioni Disiplinor i UEFA-s, shkruajnë mediat malazeze, përcjell zeri.info.

Mali i Zi do të luajë pa praninë e tifozëve në ndeshjen me Kosovën më 7 qershor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian - Euro 2020.

“Për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve ekipi ynë kombëtar ndeshjen e ardhshme do ta luajë me tribuna të zbrazëta në stadiumin e qytetit në Podgoricë”, thuhet në kumtesën e Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Image

Nga UEFA bëhet e ditur se vendimi do të merret më 16 maj, ndërsa Komisioni Disiplinor ka mbajtur mbledhje më herët.

Gjithashtu Komisioni Disiplinor e UEFA-s e ka obliguar Federatën e Futbollit të malit të Zi që ta vendos trans[paretin EqualGame dhe logon e UEFA-s.

Federata malazeze futbollit është dënuar edhe me 20 mijë euro, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjërave tjera në terren dhe për bllokimin e hyrjeve në tribunat e stadiumit të qytetit në ndeshjen me Anglinë. /Zëri.info