Milot Rashica shpërthen në fushë, gruaja e tij në tribuna

Milot Rashica shpërthen në fushë, gruaja e tij në tribuna

Sport April 24, 2019 - 23:39
Zbuloni detajet

Miliot Rashcia ka vazhduar me formën e mirë edhe në Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal, raporton Zëri.info

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës i shënoi gol Bayern Munichut duke barazuar kështu rezultatin në 2-2. Ky nuk ishte goli i vetëm i sulmuesit të Werder Bremenit në kupë, ai ka shënuar edhe dy gola tjerë.

Rashica është një nga lojtarët më në formë te skuadra gjermane këtë sezon, duke u treguar vendimtar në shumë ndeshje.

Për fat të keq të Werderit, pas golit të Milotit shënoi Robert Lewandowski dhe ndeshja përfundoi 2-3 në të mirë të bavarezëve.

Në tribuna ishte edhe gruaja e Milot Rashicës, Belkiz Kera e cila e festoi golin.

Ai i ka ndarë momentet e golit edhe me përcjellësit e saj në rrjetin social Instagram. /Zëri.info

Image
Image