Mërgim Vojvoda e 'harron' pozitën e mbrojtësit, dhuron 'show' në Belgjikë

Mërgim Vojvoda e 'harron' pozitën e mbrojtësit, dhuron 'show' në Belgjikë

Sport April 23, 2019 - 11:53
Detajet

Mërgim Vojvoda vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të mirë të Royal Excel Mouscron.

Mbrojtësi nga Drenica është shëndërruar në një lojtar të paprekshëm në formacionin bazë të skuadrës belge, shkruan Zëri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

All the glory to God

A post shared by M95.V27 (@mergimvojvoda27) on

Reprezentuesi i Kosovës luajti për 90 minuta edhe në ndeshjen e fundit të Royal Excel Mouscron kundër Waasland-Beveren të dielën.

Pavarsisht se e kryen për mrekulli detyrën si mbrojtës, Vojvoda nuk heziton t’i shfaq as aftësitë e tij fenomenale me topin në fushën e lojës.

Në ndeshjen e së dielës ndaj Waasland, Vojvoda dhuroi ‘show’ në ndeshjen e lartëcekur, duke lënë të mahnitur tifozët në stadium.

Ndryshe, skuadra e Vojvodës e humbi këtë ndeshje me rezultat 2:1./Zëri/