Garë interesante edhe për 'Këpucën e Artë' në Superligën e Kosovës - kjo është renditja

Garë interesante edhe për 'Këpucën e Artë' në Superligën e Kosovës - kjo është renditja

Sport April 23, 2019 - 11:05
Detajet

Gara për titullin kampion në Superligën e Kosovës është duke u bërë gjithnjë e më interesante.

Përveç se tri skuadra janë duke luftuar për titullin e kampionit, edhe skuadrat në fundin e tabelës janë duke kërkuar që t’i shpëtojnë rënies, shkruan Zëri.

Madje, garë e nxehtë po zhvillohet edhe për “Këpucën e Artë” në Superligën e Kosovës këtë edicion.

Kastriot Rexha është duke i prirë kësaj liste me 17 gola të shënuar këtë edicion, ndërkaq diferenca e tij me vendin e dytë është e lartë.

Në vendin e dytë renditet Meriton Korenica, futbollisti i mrekullueshëm i Prishtinës, i cili ka shënuar 11 gola këtë edicion.

Në vendin e tretë dhe të katërt ndodhen Alban Shillova i Flamurtarit dhe Festim Alidema i Llapit me nga dhjetë gola.

Lista e plotë:

Kastriot Rexha (Feronikeli) 17 gola

Meriton Korenica (Prishtina) 11

Alban Shillova (Flamurtari) 10

Festim Alidema (Llapi) 10

Betim Haxhimusa (Drita) 9

Ahmed Januzi (Llapi) 9

Kreshnik Uka (Drenica) 8

Mendurim Hoti (Feronikeli) 8

Kyrian Nëabueze (Drita) 8

Mentor Zhdrella (Llapi) 7./Zëri/