Lojtari reagon pas tragjedisë së shkaktuar nga babi i tij në lagjen 'Dardania'

Lojtari reagon pas tragjedisë së shkaktuar nga babi i tij në lagjen 'Dardania'

Sport April 23, 2019 - 10:48
Detajet

Hendbollisti i Kosovës, Kreshnik Krasniqi është deklaruar pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur dje në Prishtinë e ku mbetën të vdekur tre anëtarë të familjes së tij, raporton Zëri.

Ai përmes rrjetit social, Facebook ka njoftuar që në mënyrë tragjike kanë vdekur tre anëtarë të familjes së tij.

“Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19, tragjikisht ndërruan jetë tre anëtarë të familjës së ngushtë. Për datën, kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Dje një person ka vrarë gruan dhe renë e tij e duke kryer pastaj edhe vetëvrasje./Zëri/