U injorua sërish nga Klopp, por mediumi nga Liverpooli ka një 'dhuratë' për Shaqirin

U injorua sërish nga Klopp, por mediumi nga Liverpooli ka një 'dhuratë' për Shaqirin

Sport April 23, 2019 - 10:06
Detajet

Liverpooli e vazhdoi formën senzacionale në Premierligë duke e mposhtur të dielën Cardiff Cityn për ta vazhduar kryesimin në kampionatin elitar anglez.

“Të Kuqtë” do t’i zhvillojnë tri ndeshje deri në fund të këtij edicioni, teksa janë dy pike përpara Manchester City, me një ndeshje më shumë të zhvilluar, shkruan “Liverpool Echo”, përcjell Zëri.

Ndërkaq, skuadra e Jurgen Klopp do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të premten në “Anfield” kundër skuadrës së Huddersfield.

Edhe në ndeshjen e kaluar kundër Cardiff Cityt, mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minut duke qëndruar për 90 minuta në bankën rezervë.

Image

Xherdan Shaqiri kishte bërë një impakt të madh në Liverpool në filim të këtij edicioni në Premierligë.

Paraqitjet e tij nga banka rezervë ishin mbresëlënëse, teksa ai ishte edhe heroi i Liverpoolit në derbin kundër Manchester Unitedit, ku shënoi dy gola.

Shaqiri ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Liverpoolit në Premierligë nga ‘Boxing Day’ deri më 4 shkurt para se të mos ftohej në skuadër për ndeshjen ndaj Bournemouth më 9 shkurt.

Që prej atëherë, Shaqiri ka luajtur vetëm dy herë, ndërsa po e pret sërish rastin që të shkëlqejë nga banka rezervë.

Tani, Klopp ka një vendim për ta bërë.

Image

Ndaj Huddersfield, Klopp mund t’i jap rast Shaqirit, ku ai mund ta bëjë diferencën dhe ta fitojë sërish besimin e trajnerit gjerman./Zëri/