Ish-mundësi i UFC-s ndërron jetë pas sulmit nga taksisti

Ish-mundësi i UFC-s ndërron jetë pas sulmit nga taksisti

Sport April 23, 2019 - 09:00
Detajet

Ish-mundësi i UFC-s, Rodrigo de Lima është vrarë të dielën pas një mosmarrëveshje me një taksist, gjithnjë sipas fjalëve të një shoku të tij.

Sipas autoriteteve në qytetin brazilian, Belem, De Lima ishte fjalosur me taksistin.

Pasi De Lima ishte larguar nga vetura, taksisti kishte vrapuar duke e vrarë 26-vjeçarin, teksa policia është duke e kërkuar autorin e vrasjes, shkruan Zëri.

Shoku i De Limas, Michel Prazers, i cili ishte me të aso kohe, ka konfirmuar se ai ka vdekur.

Image

Nofka e De Lims ishte “Monstro” dhe rekordi i tij ishte 9-3-1 në artet marciale.

Ai ka luftuar dy herë në UFC, duke humbur në të dyja përballjet nga Neil Magny dhe Efrain Escudero.

Përballja e tij e fundit në MMA ishte vitin e kaluar, kur ai mposhti Luiz Fabianon./Zëri/