Skandali seksual, futbollisti boshnjak udhëton 1500 km nga Brukseli por këngëtarja serbe nuk i vjen në gjykatë

Skandali seksual, futbollisti boshnjak udhëton 1500 km nga Brukseli por këngëtarja serbe nuk i vjen në gjykatë

Sport April 22, 2019 - 20:46
Detajet

Futbollisti boshnjak, Ognjen Vranjes, vijon të jetë në  vëmendje të opinionit për shkak të aferës seksuale me këngëtaren serbe, Jelena Karleusa.

Pasi humbi vendin në skuadrën e Anderlechtit dhe u la jashtë kombëtares së Bosnjes Hercegovinës, lajme jo të mira vinë edhe nga procesi gjyqësor.

Këngëtarja serbe nuk është paraqitur në seancën e ndërmjetësimit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Serbi, ndërsa futbollisti kishte ardhur nga Brukseli për seancën.

Avokati i Karleusas u përpoq të justifikonte mungesën e saj.

Në fillim të seancës gjyqtari Dragan Martinoviç vuri në dukje se nuk kishte dëshmi se ajo personalisht e pranoi thirrjen.

Avokati i këngëtares tha se ata mësuan nga media dhe në sallën e gjyqit për seancën. Më pas i kërkoi gjykatës që ti japë kopje të të gjitha provave të paraqitura së bashku me ankesën më 8 shkurt 2019.

Image

Avokati i Ognjenov e kundërshtoi dhe shtoi se është e qartë se ylli i muzikës refuzon të bashkëpunojë.

Avokati i Jelena Karleusa mohoi që klientja e tij po i shmanget drejtësisë, por interesant ishte fakti se ai tha se nuk e di ku është këngëtarja dhe se nuk ka qenë në kontakt me të.

Vetë futbollisti tha se mosparaqitja e ish-të dashurës së tij në seancë ishte fyese. 
"Kjo është fyese për mua. Unë jam nga Bosnja, por unë jetoj në Bruksel. Udhëtova 1500 kilometra që  të jem në rregull me gjykatën, dhe nuk ka asnjë logjikë që ajo nuk ka marrë një ftesë dhe nuk e di për seancën dëgjimore. Avokatët e saj ishin dhe në seancën e parë , kështu që unë nuk e kuptoj se si ajo nuk u shfaq tani, "tha futbollisti.

Gjyqtari vendosi që seanca e ardhshme të mbahet më 31 maj.

Ai urdhëroi policinë të përsërisë ftesën ndaj këngëtares për tu paraqitur dhe nëse sërish nuk vjen do të lëshohet një urdhër për shoqërimin me forcë të saj./Oranews