Manchester Unitedi u ngut me kontratën e Solskjaerit

Manchester Unitedi u ngut me kontratën e Solskjaerit

Sport April 22, 2019 - 14:52
Detajet

Manchester Unitedi duhej të priste më shumë për emërimin e Ole Gunnar Solskjaerit si trajner të përhershëm të skuadrës, transmeton zeri.info

Kështu së paku mendon ish-futbollisti anglez, Danny Mills.

Solskjaer u emërua si trajner i përhershëm i gjigantit anglez pas e udhëhoqi klubin drejt 14 fitoreve në 19 ndeshje që prej se e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor të vitit të kaluar, raporton "Sky Sports". 

Sidoqoftë, klubi anglez ka vuajtur që prej se Solskjaeri e nënshkroi kontratën tre-vjeçare, derisa “djajtë e kuq” kanë pësuar gjashtë humbje në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Së fundmi, Manchester Unitedi u mposht 4:0 nga Evertoni.

“Nuk e kuptoj se pse ata ia dhanë Ole Gunnar Solskjaer aq shpejt punën”, ka deklaruar Mills.

“Ai kurrë, kurrë nuk do të largohej. Nëse Barcelona, Real Madridi, PSG-ja do të vinin për të, ai do të kishte thënë ‘jo, do të pres deri në fund të edicionit’”, shtoi ish-futbollisti anglez.

“Nuk ka pasur nevojë të ketë nxitim në këtë emërim”, u shpreh ai./Zëri