FBK dhe “Autizmi Flet”, njihuni me detajet

FBK dhe “Autizmi Flet”, njihuni me detajet

Sport April 22, 2019 - 14:20
Detajet

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me organizatën “Autizmi Flet” të martën (23.04.2019) me fillim nga ora 11:00 në zyre të FBK-së do të organizojnë konferencë për media.

Konferenca për media organizohet në prag të aktivitetit të fundjavës që FBK dhe “Autizmi Flet” do ta organizojnë kushtuar fëmijëve me autizëm.

Aktiviteti do të mbahet më 27 prill në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa përkrahet nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendra Social-Edukative "Don Bosko" – Prishtinë.

Në këtë konferencë për media, FBK dhe “Autizmi Flet” do ti shpalosen detajet e organizimit të aktivitetit, andaj këto dy institucione ftojnë të gjitha mediat që të jenë të pranishme në konferencë.

Federata e Basketbollit të Kosovës është e nderuar që për herë të parë do të jetë bashkë-organizatore e një aktiviteti për fëmijët me autizëm duke i përkrahur ata nëpërmjet një aktiviteti të basketbollit.