Veseli mbjell një pemë, nominon futbollistët e përfaqësueses së Kosovës

Veseli mbjell një pemë, nominon futbollistët e përfaqësueses së Kosovës

Sport April 22, 2019 - 14:15

Iniciativës për mbjelljen e një peme i është bashkuar edhe Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka zgjedhur Ditën e Tokës, 22 Prillin, për t’iu bashkuar kësaj nisme.

Përmes një video në Facebook, në të cilën edhe shihet duke mbjellë pemën, ai ka nominuar edhe të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme.

Si më veçantë ka zgjedhur futbollistët e përfaqësueses së Kosovës.

“Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili”, ka shkruar ai.