Postim emocional i trajnerit të njohur

Postim emocional i trajnerit të njohur

Sport April 22, 2019 - 14:09
Detajet

Ponte Prizreni, skuadër kjo që si debutuese e Superligës së Kosovës në basketboll luajti në çerekfinale ndaj Rahovecit, konsiderohet si skuadra më simpatike e ligës më cilësore të basketbollit në vend. Ajo për trajner ka ish-gjyqtarin e njohur të basketbollit, Arbnor Rifati, i cili me të përfunduar të ndeshjes së tretë çerekfinale të cilën e humbi nga Rahoveci, e ka bërë një postim emocional në Facebook, duke shkruar:

“Ndeshja ndaj Rahovecit ishte e fundit ku ekipi jonë u eliminua në qerekfinale me rezultat 2:1.

Ishte një edicion interesant ku na dhuroi emocione, gëzim, hidhërim, vështërsi, sakrificë që këto i dhuron basketbolli.

Si debutues në Superligë ekipi im Ponte Prizreni ka arritur rezultate të mira, në kampionat përfunduam sezonin me 12 fitore dhe 16 humbje duke u kualifikuar në qerekfinale ndërsa në Kupën e Kosovës u përkujdesëm të bëjmë rezultat historik pasi u bërëm ekipi parë në histori si debutues të arrijmë në final 4.

Falenderim i veçante adresohet të gjithë sponzorëve e në veqanti PONTE-s që besuan projektit të klubit tonë dhe na mbështetën maksimalisht.

Njëherit falenderimi i adresohet edhe pjesës së stafit tim që është shembull se si punohet në interes të basketbollit ku asnjëri nuk ka pranuar asnjë cent së bashku me mua. Gëzim Morina krahu im i djathtë dhe bashkë themeluesi i klubit, drejtori Adhurim Krasniqi, kryetari Zgjim Kryeziu, dhe trajnerët Edin Kërveshi e Vigan Bytyqi, fizioterapeutët Admirim Krasniqi e Veron Xhoxhaj e shumë të tjerë të cilët u kujdesën rreth klubit.

Lojtarët kanë treguar profesionalizëm, punë, kolegialitet dhe gjitha tiparet e një familje të dytë ku i vlersojmë dhe i falenderojmë të gjithë për kontributin e dhënë.

Me një buxhet solid(mesatarë) jemi ndoshta i vetmi ekip në Kosovë që pagat e lojtarëve i kemi paguar çdo herë në datat sikurse kanë qenë në kontrata, pa asnjë ditë vonesë.

Ponte Prizreni pa dyshim se ka bërë revulucion, namë, emër, faktorë në promovimin e basketbollit Kosovarë.

Ekipeve pjesëmarrëse në Final 4 i dëshirojë shumë sukses e lutemi që fatin e tyre të përcaktojnë kualiteti dhe cilësia e ekipit e jo diçka tjetër...

Për fund një përshëndetje për të gjithë mediat elektronike të shkruara dhe televizionet për promovim korrekt të klubit tonë e në veqanti falenderimi shkon për Agon Fehmiun dhe Lirim Pecin ku gjatë transmetimit të ndeshjeve në ART MOTION kanë bërë vlersim pozitiv ekipit tim, duke mos harruar edhe emisionin ASIST që ngrohi zemrat e basketboll dashësve hala më shumë.

Risi e rradhës do jetë hapja e akademisë së basketbollit dhe formimi i ekipit të femrave që vitin tjetër PONTE PRIZRENI do jetë edhe me ekip vashave në Superligë.

Kaç për këtë edicion, shihemi në SHTATOR”.

I juaji A.R