'Shpërthen' festa në Selanik, klubi grek shpallet kampion pas 34 vitesh

'Shpërthen' festa në Selanik, klubi grek shpallet kampion pas 34 vitesh

Sport April 21, 2019 - 23:49
Detajet

Skuadra e pamposhtur, PAOK e ka siguruar titullin e kampionit në kampionatin grek pas 34 vitesh pas fitores 5:0 sot kundër Levadiakos.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t'u zhvilluar, skuadra me bazë në Selanik, është bërë skuadra e parë që nuk është nga Athina dhe që e fiton titullin e kampionit që prej kur Larissa e bëri këtë në vitin 1988, shkruan Zëri.

Nikoqirët e nisën mirë ndeshjen në Selanik, kur Yevhen Shakhov shënoi golin e epërsisë në minutën e tretë, shkruan Zëri.

Diego Biseswar shënoi për 2:0 pas pesë minutash, dhe më pas Fernando shënoi në minutën e 53-të, duke 'elektrizuar' tifozët në tribuna.

Shakhov shënoi më pas golin e katërt dhe Karol Swiderski kompletoi një fitore fantastike për PAOK-un sot.

Me këtë fitore, PAOK ka grumbulluar 77 pikë, teksa në vendin e dytë është Olympiacos me 72 pikë, derisa ka mbetur edhe një javë për t'u mbyllur kampionati.

Mijëra tifozë të PAOK e ka festuar titullin e kampionit në rrugët e Selanikut.

Ky ishte vetëm titulli i tretë për PAOK-un, dhe i pari që prej vitit 1985./Zëri/