Erzen Rrustemi komenton duelin Chisora - Gashi, tregohet i sinqertë me këtë deklaratë

Erzen Rrustemi komenton duelin Chisora - Gashi, tregohet i sinqertë me këtë deklaratë

Sport April 21, 2019 - 23:20
Detajet

Boksieri nga Kosova, Senad Gashi, i ka bërë ballë Dereck Chisoras deri në fund të duelit prej 10 raundesh në kategorinë e peshave të rënda që u zhvillua në O2 Arena të Londrës, për të humbur me vendim të gjyqtarëve.

Në fund të meçit, të tre gjyqtarët vendosën në favor të boksierit britanik (100-90, 100-91, 99-91).

Image

Ndërkaq, përballjen e djeshme mes Senad Gashit dhe Chisoras e ka komentuar edhe boksieri nga Kosova, Erzen Rrusetemi, shkruan Zëri.

Në një transmetim 'live' në Facebook, Rrustemi tha se të gjithë boksierët i kanë stilet e veta.

"Të gjithë boksierët e kanë stilin e vet, unë realisht nuk i gëzohem asnjë humbje të shqiptarëve", u shpreh fillimisht Erzen Rrustemi.

Image

"Nuk më takon mua që ta ofendoj askënd", shtoi Rrustemi./Zëri/