Boksieri kosovar: Nuk më frikëson as Anthony Joshua, por preferoj këtë kundërshtar

Boksieri kosovar: Nuk më frikëson as Anthony Joshua, por preferoj këtë kundërshtar

Sport April 21, 2019 - 23:09
Detajet

Erzen Rrustemi është njëri prej boksierëve më të suksesshëm nga Kosova.

Boksieri me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit në kategorinë e peshave të rënda, ka zhvilluar 13 përballje, 13 prej të cilave i ka fituar.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, boksieri kosovar ishte në linjë për t'u përballur me argjentinasin Ramirez, por kjo përballje nuk u zhvillua shkaku i gjendjes fizike të Rrustemit, shkruan Zëri.

Tani, përmes një paraqitje 'live' në Facebook, Erzen Rrustemi ka folur edhe për kundërshtarin e tij të mundshëm, duke e përmendur edhe boksierin britanik, Anthony Joshua.

"Normalisht, unë mundohem të matem me më të mirët, nuk më intereson se kush është dhe për kë bëhet fjalë, madje as për Anthony Joshua", u shpreh Erzen Rrustemi.

"Për momentin do të më kishte interesuar Chisora, por ka edhe emra të tjerë, por që nuk do të jetë e lehtë duke u bazuar në të ardhurat që sjellin këto përballje", shtoi ai./Zëri/