Erzen Rrustemi rrëfehet pas pauzës së gjatë, tregon objektivat e mëdha

Erzen Rrustemi rrëfehet pas pauzës së gjatë, tregon objektivat e mëdha

Sport April 21, 2019 - 22:51
Detajet

Erzen Rrustemi është njëri prej boksierëve më të suksesshëm nga Kosova.

Boksieri me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit në kategorinë e peshave të rënda, ka zhvilluar 13 përballje, 13 prej të cilave i ka fituar.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, boksieri kosovar ishte në linjë për t'u përballur me argjentinasin Ramirez, por kjo përballje nuk u zhvillua shkaku i gjendjes fizike të Rrustemit, shkruan Zëri.

Image

Megjithatë, në një transmetim direkt nga faqja e tij në Facebook, Rrustemi ka folur për gjendjen e tij si dhe përballjen e ardhshme eventuale.

"Ta them të drejtën, pa dashjen time kam pauzuar dhe kjo nuk më ka bërë mirë. Kam pasur edhe disa probleme shëndetësore, dhe pauza më shkaktoi mbipeshë", u shpreh fillimisht Erzen Rrustemi.

"Tani pres ta vazhdoj rrugën time dhe natyrisht të marr më shumë fitore, këtë ia kam borxh vetes, familjes dhe gjithë juve që më keni mbështetur", shtoi Erzen Rrustemi./Zëri/