Në momentin kur Shkodran Mustafi po 'masakrohet' nga tifozët, Unai Emery befason me fjalët e tij

Në momentin kur Shkodran Mustafi po 'masakrohet' nga tifozët, Unai Emery befason me fjalët e tij

Sport April 21, 2019 - 22:37
Detajet

Shkodran Mustafi ka qenë njëri prej futbollistëve më të kritikuar këtë edicion në Premierligën angleze.

Mbrojtësi i Arsenalit ishte edhe njëherë në qendër të vëmendjes për shkak të gabimit të tij, sidomos te goli i Wilfried Zaha.

Arsenali e humbi këtë ndeshje me rezultat 2:3, dhe tifozët iu 'vërsulën' mbrojtësit nga Gostivari me kritika, shkruan Zëri.

Image

Por, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se Mustafi ka bërë një edicion stabil tani për Arsenalin, duke mos dashur t'ia përmend gabimet.

"Shpesh herë, Mustafi luan shumë mirë, andaj preferoj të flasë për anët stabile këtë edicion", tha fillimisht trajneri spanjoll.

"Ndaj lojtarëve si Benteke dhe Zaha mund të vuash shumë, por mendoj se Mustafi ka luajtur mirë në gjithë edicionin", vlerësoi Unai Emery.

Ndryshe, me humbjen e sotme, Arsenali mbetet në vendin e katërt me 66 pikë të grumbulluara./Zëri/