Sadiku: Luftën për titullin e Superligës po e bën më interesant kjo skuadër

Sadiku: Luftën për titullin e Superligës po e bën më interesant kjo skuadër

Sport April 21, 2019 - 21:09
Detajet

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka dhënë vlerësimet e tij për titullin kampion këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Momentalisht, Feronikeli është lider me 65 pikë, aq sa ka Prishtina, ndërsa Llapi renditet në vendin e tretë me dy pikë më pak, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Sadiku thotë se titulli do të vendoset në ndeshjen mes Prishtinës dhe Feronikelit dhe se edicionin po e bën më interesant Llapi.

"Feronikeli nëse nuk e fiton titullin, do të ishte edicion i dështuar për ta, ani pse janë ende në Kupën e Kosovës", tha Sadiku në "Arena Sportive".

"Luftën për titull më interesante është duke e bërë Llapi, në krye me Tahir Batatinën që u jep premi lojtarëve", vlerësoi Sadiku.

"Ndeshja që do ta vendos titullin mendoj se do të jetë mes Prishtinës dhe Feronikelit", tha Sadiku në mes të tjerash./Zëri/