Vlerësimi i 'WhoScored' për prezencën e Arbër Zenelit në humbjen nga Saint-Etienne

Vlerësimi i 'WhoScored' për prezencën e Arbër Zenelit në humbjen nga Saint-Etienne

Sport April 21, 2019 - 19:57
Detajet

Reims ka pësuar humbje zhgënjyese në shtëpi nga Saint-Etienne.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stade Auguste Delaune", Reims është mposhtur me rezultat 0:2.

Remy Cabella dhe Bjorn Engels ishin golashënuesit e sotëm për skuadrën e Saint-Etienne, shkruan Zëri.

Image

Në këtë ndeshje, trajneri i Reims, David Guion nuk vendosi të luajë nga minuta e parë me sulmuesin e Kosovës, Arbër Zeneli.

Megjithatë, ish-anëtari i Heerenveenit u inkuadrua në lojë nga minuta e 57-të.

Për prezencën e tij në fushë, Zeneli u vlerësua me notën 6:0 nga prestigjiozja "WhoScored".

Image

Ndryshe, pas 33 javësh në Ligën 1, Reims renditet në vendin e shtatë me 48 pikë, kurse Saint-Etienne renditet në vendin e katërt me 56 pikë./Zëri/