Finalja e katërt më 24 prill

Finalja e katërt më 24 prill

Sport April 21, 2019 - 19:30
Detajet

Pas tri ndeshjeve finale të Ligës së femrave në basketboll, Prishtina udhëheq 2:1 ndaj Bashkimit të Prizrenit.

Të shtunën Prishtina e ka mundur Bashkimin në palestrën “Sezai Surroi” në ndeshjen e tretë, me rezultat 79:77, ndërkaq vashave të trajnerit Fidan Shatri u duhet vetëm edhe një fitore për ta kremtuar titullin e kampionit për edicionin e sivjetmë, shkruan zeri.info.

Ndeshja e katërt, ku edhe mund të përcaktohet kampioni i ri, do të zhvillohet më 24 prill në Prishtinë. /Zëri/