Zekirija Ramadani i kënaqur me fitoren, tregon se kush do të shpallet kampion

Zekirija Ramadani i kënaqur me fitoren, tregon se kush do të shpallet kampion

Sport April 21, 2019 - 19:28
Detajet

Feronikeli ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Obiliq, 'industrialistët' fituan me rezultat të thellë 4:0, shkruan Zëri.

Ndërkaq, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani tha se skuadra e tij arriti objektivin e vet në këtë ndeshje.

"Arritëm objektivin për çka kishim ardhur. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe fitoren", tha fillimisht Ramadani për "SS Kosova".

"Në plan të parë mund të duket se ishte një fitore e lehtë, por ne u munduam mjaft shumë për të arritur deri këtu. Erdhën edhe penaltitë, të cilat na kanë munguar deri në këtë ndeshje, por e rëndësishme ishte fitorja për ta vazhduar luftën për titullin kampion", vlerësoi Ramadani.

Sa i përket luftës për titull, Ramadani tha:

"Kampion do të del ai ekip që gabon më së paku. Shpresoj që gabimet ti kemi përfunduar ndaj Flamurtarit (0-0) dhe Ferizajt (1-2). Do jetë një luftë e madhe deri në fund, pasi që janë tri skuadra. Për tu shpallu kampion ekipet duhet ti fitojnë të gjitha ndeshjet. Për ti fituar Prishtina të gjitha ndeshjet duhet të përballet edhe me ne edhe me Llapin, ndaj do të shohim pasi që me të vërtetë është një kampionat interesant”.

Me fitoren e sotme, Feronikeli është rikthyer në vendin e parë me 65 pikë./Zëri/