Dhunë pas ndeshjes Drita - Trepça'89, futbollisti i gjilanasve grushton kundërshtarin

Dhunë pas ndeshjes Drita - Trepça'89, futbollisti i gjilanasve grushton kundërshtarin

Sport April 21, 2019 - 19:13
Detajet

Trepça'89 ka nxjerrë një barazim të artë sot në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan kundër Dritës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, 89-shi ka barazuar 1:1 me kampionin në fuqi të Kosovës.

Pas ndeshjes, klubi mitrovicas ka akuzuar futbollistin e Dritës, Liridon Leci për një incident me anëtarin e mitrovicasve, Hasan Hyseni, shkruan Zëri.

Postimi i plotë nga Trepça'89 nga Facebook:

“Kryesia e KF Trepçës’89 Falenderon KF Dritën për mikëpritje, Simpatizuesit për anim korekt por shprehë indinjatën ndaj Lojtarit të KF Dritës Liridon Leci i cili pa ndonjë arsye në mënyrë tinzare në koridorin e zhveshtores e grushton dhe ikë Lojtarin tonë Hasan Hysenin.

Pa marrë parasysh këto gjeste të ulëta të një lojtari që i thotë vetes “Profesionist” te ne si kryesi nuk ndikon në marëdhëniet të cilat i kemi me të gjitha klubet Kosovare e edhe me KF Dritën”, thuhet në shkrim./Zëri/