'Terr e zi' për Solskjaer, e 'zbukuron' humbjen me një tjetër rekord fatkeq

'Terr e zi' për Solskjaer, e 'zbukuron' humbjen me një tjetër rekord fatkeq

Sport April 21, 2019 - 17:01
Detajet

Manchester Unitedi është futur në një krizë të re rezultatesh.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer sot ka pësuar humbjen e radhës.

Në kuadër të kampionatit elitar, Manchester Unitedi është mposhtur Evertoni me rezultat 4:0, shkruan Zëri.

Kështu, "Djajtë e Kuq" kanë pësuar pesë humbje në pesë ndeshjet e fundit si mysafir të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Evertoni, Barcelona, dy herë Wolves dhe Arsenali ishin 'kundërshtarët e fortë' për Manchester Unitedit.

Kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e Manchester Unitedit që prej themelimit.

Image

Ndryshe, Man Unitedi e rrezikon vendin në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve duke u renditur tani në vendin e gjashtë me 64 pikë./Zëri/