Renditja tabelare në Superligë pas dy ndeshjeve të sotme

Renditja tabelare në Superligë pas dy ndeshjeve të sotme

Sport April 21, 2019 - 16:51
Detajet

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në mesditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje interesante.

Feronikeli ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin elitar kosovar, duke e mposhtur KEK-un.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Agron Rama", djelmoshat e Zekirija Ramadanit fituan me rezultat 4:0, shkruan Zëri.

Me këtë fitore, Feronikeli ngritet në vendin e parë me 65 pikë të grumbulluara, kurse KEK-u mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Image

Nga ana tjetër, Drita ka barazuar në shtëpi me Trepçën'89 me rezultat 1:1.

Pas fitores ndaj Vëllaznimit në Kupën e Kosovës, 89-shi ka arritur të marrë pikë të artë në Gjilan.

Pas këtij barazimi, Drita mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, kurse Trepça'89 në vendin e gjashtë me 36 pikë./Zëri/ 

Image