Vazhdon 'mbretërimi' i Vedat Muriqit në Turqi, i shënon gol të bukur liderit

Vazhdon 'mbretërimi' i Vedat Muriqit në Turqi, i shënon gol të bukur liderit

Sport April 21, 2019 - 16:34
Detajet

Rizespor ka kaluar në epërsi në ndeshjen e Superligës së Turqisë kundër liderit Istanbul Basaksehir.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar gol të bukur për skuadrën e tij në minutën e 62-të, shkruan Zëri.

Image

Muriqi e ka kaluar Rizesporin në epërsi pas asistimit të Abdullah Durak.

Ndryshe, këtë edicion në Superligën turke, Muriqi ka shënuar 12 gola në 30 paraqitje./Zëri/