'Djajtë e Kuq' kthehen kokëulur edhe nga Evertoni

'Djajtë e Kuq' kthehen kokëulur edhe nga Evertoni

Sport April 21, 2019 - 16:24
Detajet

Manchester Unitedi e ka pësuar njëren prej humbjeve më turpëruese të këtij sezoni.

Pas eliminimit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, pritej një 'përgjigjje pozitive' nga skuadra e Ole Gunnar Solskjaer sot.

Image

Megjithatë, në ndeshjen e javës së 35-të të zhvilluar në "Goodison Park", Evertoni u tregua skuadër e jashtëzakonshme, shkruan Zëri.

Djelmoshat e Marco Silva arritën ta mposhtin Manchester Unitedin me rezultat të thellë 4:0.

Richarlison ('13), Gylfi Sigurdsson ('28), Lucas Digne ('56) dhe Theo Walcott ('64) shënuan golat e fitores për vendasit.

Image

Me këtë fitore, Evertoni mbetet në vendin e shtatë me 49 pikë, ndërkaq, Manchester Unitedi në vendin e gjashtë me 64 pikë./Zëri/