Publikohen fanellat e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Publikohen fanellat e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Sport April 20, 2019 - 19:11
Lexoni më shumë detaje

Zinedine Zidane synon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe duket se edhe kompania Adidas e ka ndjekur të njëjtin hap sa i përket fanellës për sezonin 2019/20.

Footy Headlines raporton se Real Madridi do të ketë fanella si zakonisht të bardha, mirëpo detajet e tjera në fanellë do të jenë plotësisht ndryshe nga ajo që jeni mësuar t’i shihni yjet e Los Blancos, transmeton Gazeta Express.

Image

Fanella e bardhë do të jetë e zbukuruar me disa vija vertikale të bardha e të shkëlqyeshme në fanellë. Ndërsa, jakat e fanellës do të jenë të të zbukurua me ngjyrë ar, njëjtë si logoja e klubit dhe e kompanisë sponsorizuese.

Footy Headlines e ka publikuar edhe një foto të asaj që pritet të jetë fanella e tretë e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Image

Fanellat e reja të Real Madridit janë të frymëzuara nga fanellat e viteve 1980-1990. Fotot e publikuara nuk janë ende të konfirmuara nga klubi.