Trafikonte drogë nga Belgjika në Francë, arrestohet “gjyqtari” i sfidës Juventus-Ajax

Trafikonte drogë nga Belgjika në Francë, arrestohet “gjyqtari” i sfidës Juventus-Ajax

Sport April 19, 2019 - 19:13
Lajmet e fundit nga sporti

Një person me identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë.

Të gjithë janë befasuar në momentit e bërjes publik të lajmit, pasi Clement Turpin është gjyqtari francez që vendosi drejtuesi në gjysmëfinalen e Championsit mes Ajaksit dhe Juventusit në Torino, përcjell GazetaIOlle.

Por në fakt nuk bëhet fjalë për Turpinin e vërtetë, por një person tjetër, që kishte përdorur identitetin e tij.  Një 34-vjeçar i quajtur Munir A, i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore.

Ai transportonte lënë narkotike nga Belgjika në Francë. Trafikanti ishte pjesë e një bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia  ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi banda vepronte.