Klubi i volejbollit me minibus të ri, dhuratë nga mërgimtarët 

Klubi i volejbollit me minibus të ri, dhuratë nga mërgimtarët 

Sport April 19, 2019 - 19:12
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i Volejbollit Peja, ka marrë një dhuratë të çmuar në përfundimin e këtij edicioni, teksa atyre nga Zvicra u ka ardhur një mjet transporti-mininus, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan, nëpërmjet një postimi në Facebook. 

Ky është postimi i KV Peja në Facebook

“Sot, mërgimtarët, z. Visar Muriqi dhe bashkëshortja e tij znj. Linda Muriqi që punojnë dhe jetojnë ne zvicerr edhe nje here deshmuan se ia duan te miren vendit dhe rinisë sonë te shendosh, meqense nuk eshte hera e pare qe klubi yne ndihmohet financiarisht nga keta dhe mergimtaret tjere qe nuk duan as te permenden. por meqenese ata kesaj radhe kan vendosur qe te na ndihmojn me nje mjet transportues Bus qe do te na lehtesoj funksionimin tone si klub.Kesaj iniciative i eshte bashkangjitur edhe nje bashkepunotor i tyre zvicran z.Daniel Waldmeier me donacion prej 300 CHF- , per ta mundesuar blerjen e Busit me vlere prej 9.000 CHF-.

Faleminderit edhe per bashkevendasin z.Cenë Aliu I cili ka kontribuar per ta sjellur nga zvicrra kete Bus per klubin e Volejbollit Peja .

Donatorët kishin vetem një kërkese  interesante por shume te arsyeshme per  klubin tone:
Mos te konsumohet cigare ne Bus.

Kjo kerkesë, sigurisht qe u aprovua nga antaret e kryesise qe ishin prezent, dhe trajneri Z. Qazim Kelmendi.

Faleminderit per kete dhurate te cmuar per klubin tone dhe per konsideraten qe keni treguar per klubin tone ne vecanti, mbesim me shpresë se do te bashkepunojme edhe me tutje.Faleminderit familjes Muriqi.

Sukseset në punë dhe shendeti ju percjellshin tëre jeten”
Me respekt, Klubi i Volejbollit Peja

Image

Image