Ter Stegen nuk mundi ta festojë golin e dytë të Messit ndaj Unitedit, kjo është arsyeja

Ter Stegen nuk mundi ta festojë golin e dytë të Messit ndaj Unitedit, kjo është arsyeja

Sport April 19, 2019 - 17:24
Detajet

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen thotë se refuzoi që ta festojë golin e dytë të Lionel Messit në sfidën ndaj Manchester Unitedit të martën, duke ndjerë keqardhje për David de Gean, transmeton zeri.info

Spanjolli nuk reagoi mirë në gjuajtjen e Messit, derisa “djajtë e kuq” e pësuan edhe golin e dytë, në ndeshjen që në fund u mbyll me shifrat 3:0.

“E vërteta është se më mori pak kohë që ta festoja golin. Ai (De Gea) luan në pozitën e njëjtë si unë dhe kështu unë e ndava dhimbjen me të”, deklaroi Ter Stegen.

“Unë i thashë atij se jemi të gjithë njerëz dhe goli i dytë mund të më kishte ndodhur edhe mua”, shtoi gjermani./Zëri