A do të largohet Icardi nga Interi? Flet Wanda Nara

A do të largohet Icardi nga Interi? Flet Wanda Nara

Sport April 19, 2019 - 16:52
Detajet

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka thënë se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Interi, transmeton zeri.info

 “Mauro Icardi tani është më i qetë, ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të bukur me të gjithë, dhe do të jemi këtu përsëri vitin e ardhshëm”, u shpreh Wanda Nara për mediet italiane. 

Interi ia kishte hequr shiritin e kapiteni Icardit gjatë muajit shkurt dhe kjo kishte bërë që zërat për një largim të mundshëm të argjentinasit të shtohen.

Por, siç duket Icardi do ta vazhdojë karrierën e tij te klubi italian./Zëri

Image

Image

Image

Image